×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kishte vepra të mëhershme penale, ky është personi që u vra në Vushtrri

    Insajderi
    29 October 2023 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e së dielës në Vushtrri, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

    Gazeta Insajderi merr vesh nga burime të saj se personi i vrarë me armë zjarri është Fatos Zenuni.

    Sipas këtyre burimeve, i njëjti akuzohej për vepra të mëhershme penale të natyrës së vjedhjes së rëndë.

    Lajmi për ngjarjen tragjike në Vushtrri është bërë i ditur për Gazetën Insajderi nga Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

    “Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur”, ka thënë ai.

    Zahiti ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar një armë zjarri.

    Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësitë përkatëse policore.

    Insajderi ka kontaktuar edhe me kryeprokurorin e Mitrovicës, Ismet Ujkanin, mirëpo ai ka thënë se s’mund të japë detaje të mëtejshme.

    Gazeta ka kontaktuar edhe mjekun kujdestar në Emergjencë. Avdush Bajogora, i cili ka konfirmuar se janë duke u trajtuar dy persona duke mos dhënë detaje.

    Ndërsa, Insajderi mëson nga burimet brenda Emergjencës se një nga personat e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark