×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kishte ndalesë për të vozitur deri në vitin 2037, Policia kap qytetarin duke drejtuar automjetin

    Insajderi
    15 November 2023 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka gjobitur një qytetar nga Prizreni pasi po voziste automjetin edhe pse kishte ndalesë për këtë deri në vitin 2037.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.

    Ai është dënuar me 300 euro gjobë.

    “Njësia Trafikut Rajonal në Prizren, ne një pikë kontrolli të automjeteve, ka identifikuar shoferin duke drejtuar automjetin e tije, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2037 si dhe kishte edhe 14  raste tjera te kësaj natyre. I njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor  dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark