Një tifoz i Lierses ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Tifozi në fjalë kishte pësuar sulm në zemër në ndeshjen e Kupës së Belgjikës kundër Leuventi, shkruan FrontOnline.
Lajmin për vdekjen e tifozit e ka konfirmuar vetë klubi belg.
Në momentin kur tifozi ra pa ndjenja në tribunë, ndeshja ishte ndërprerë.
86-vjeçari vdiq disa orë pas sulmit në një nga spitalet e Holandës.
“Mëngjesin e sotëm mësuam nga familja se tifozi i Lierse-it i cili u ndie keq gjatë ndeshjes së djeshme, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes. Fat të mirë për familjen dhe miqtë”, thuhet në njoftimin e klubit.