×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Kishte tentuar të bëjë vetëvrasje”, policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Skenderaj

    Insajderi
    01 May 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Skenderaj u një 28-vjecar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

    Në raportin e sotëm të policisë, njoftohet se viktima kishte tentuar të bëjë vetëvrasje dhe në gjendje të rëndë ishte dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës.

    Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.  

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Skenderaj 30.04.2023 – 14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF Skenderaj i cili dyshohet se për shkaqe ende të panjohura kishte tentuar të bëjë vetëvrasje. Viktima me gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë por i njëjti ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark