×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo do të jetë zëvendësuesja e Krasniqit në krye të SHSKUK-së

    Insajderi
    02 August 2022 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovëska konfirmuar se në mbledhjen e  mbajtur sot  ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

    Në njoftimin për media thuhet se Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.

    Në vend të Krasniqit është caktuar, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

    “Ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se javën e kaluar pritej që Krasniqi të shkarkohej nga bordi për shkak se Raporti i Zyrës së Auditorit kishte nxjerrë një sërë parregullsish që janë bërë brenda SHSKUK-së.

    Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA), ka nxjerr katërmbëdhjetë shkelje që dyshohet se janë bërë nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar gjatë vitit 2021. Bazuar në të dhënat e ZKA-së, Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale kanë keqmenaxhuar buxhetin. Shqetësuese janë gjetjet në procesin e tenderëve.

    ZKA javën e kaluar konfirmoi për Insajderin se rastet i ka dërguar në Prokurori, e këta të fundit që ato i kanë shpërndarë nëpër prokuroritë kompetente.

    Valbon Krasniqi mbanë pozitën e drejtorit të ShSKUK-së që nga shkurti i vitit të kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark