×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dorëhiqet Valbon Krasniqi

    Insajderi
    02 August 2022 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    Bordi Drejtues i SHSKUK-së në mbledhjen e mbajtur të martën, ka miratuar dorëheqjen e tij.

    “Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Bordit të SHSKUK-së.

    Kujtojmë se javën e kaluar pritej që Krasniqi të shkarkohej nga bordi për shkak se Raporti i Zyrës së Auditorit kishte nxjerrë një sërë parregullsish që janë bërë brenda SHSKUK-së.

    Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA), ka nxjerr katërmbëdhjetë shkelje që dyshohet se janë bërë nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar gjatë vitit 2021. Bazuar në të dhënat e ZKA-së, Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale kanë keqmenaxhuar buxhetin. Shqetësuese janë gjetjet në procesin e tenderëve.

    ZKA javën e kaluar konfirmoi për Insajderin se rastet i ka dërguar në Prokurori, e këta të fundit që ato i kanë shpërndarë nëpër prokuroritë kompetente.

    Valbon Krasniqi mbanë pozitën e drejtorit të ShSKUK-së që nga shkurti i vitit të kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark