×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Kjo është 40-vjeçarja, drejtuesja e grupit të lëndëve narkotike në Tiranë

    Insajderi
    06 February 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gruaja në foto është Brikena Frakulli, 40 vjeç, e arrestuar nga Policia e Tiranës si drejtuese e një grupi që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas hetimeve, Frakulli siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha te një person, identiteti i të cilit për shkak të hetimeve nuk është bërë i njohur nga autoritetet.

    Më pas në drejtimin e saj, kjo sasi ndahej në doza të vogla dhe shpërndahej nga anëtarë të grupit kriminal në disa zona të Tiranës, si Ali Demi, ish-Blloku, por jo vetëm. Në operacionin e finalizuar dy ditë më parë, ku u arrestuan edhe 3 bashkëpunëtorë të Brikena Frakullit, u gjetën 6 kilogramë drogë, kokainë dhe heroinë, si dhe u sekuestruan mbi 35 mijë Euro dhe sasi të tjera monetare që dyshohet se ishin produkt i shpërndarjes së lëndës narkotike.

    Gjatë operacionit të koduar ‘Kutia e Pandorës’ janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë e kokainë. Kjo nuk është hera e parë që përfundon në pranga për të njëjtën akuzë. Edhe në vitin 2015 ajo është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal në kuadër të operacionit “Epilog 2”, së bashku me partnerin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark