×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është arsyeja e dorëheqjes nga pozita e Shqipe Mjekiqi

    Insajderi
    14 March 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Sipas burimeve të Gazetës Insajderi arsye e dorëheqjes është injorimi që iu bë nga kjo parti. Ky burim ka thënë se ajo nuk është pyetur dhe konsultuar nga të tjerët për vendime që kanë të bëjnë me partinë.

    Zyrtarisht nuk është konfirmuar ende dorëheqja e saj. Mjekiqi kishte filluar distancimin nga kjo parti që tre javë bëjnë të ditur burimet e Gazetës Insajderi. Ajo nuk ka marrë pjesë në aktivitet e LDK-së.

    Kjo mund të vihet re edhe në postimit e fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Dje kryetari Abdixhiku së bashku me anëtarë të tjerë të partisë qëndruan në Ferizaj. Nga atje ndanë fotografi së bashku me figurat kryesore të kësaj partie. Por, mungonte nënkryetarja e LDK-së që dha dorëheqje Shqipe Mjekiqi.

    Edhe në organizimin për 33 vjetorin nga themelimi i Forumit Rinor nuk u pa e pranishme Mjekiqi.

    Ndërsa vetë ajo ka postuar një foto ndarazi ku nuk shihen figura të rëndësishme të partisë.

    Ishte marsi i vitit 2021, kur Shqipe Mjekiqi ishte bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Kryetari i kësaj të fundit, Lumir Abdixhiku, e kishe dhënë lajmin për anëtaren më të re, të partisë më të vjetër.

    “Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, kishte zbuluar Abdixhiku, i cili tregonte me tej se ajo i ka përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë. Mirë se vjen“, vazhdonte tutje shkrimi i prijësit të LDK-së, transmeton Gazeta Insajderi.

    Momenti kur Shqipe Mjekiqi u anëtarësua në LDK

    Atë kohë e njëjta ishte emëruar nënkryetare e partisë së tretë në vend.

    Menjëherë pasi e kishte marrë postin e nënkryetares ajo thoshte se koha në të cilën po i bashkohej LDK-së nuk ishte më e mira, porse, sipas saj, ishte koha më e mirë për të kontribuar në rikthimin e partisë në piedestal.

    Dje, me propozimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, dhe me mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm jam zgjedhur Nënkryetare e partisë. Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK morri përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh. E kuptoj që shumë prej jush ndjeheni të zemëruar me këtë rezultat”, shkruante Mjekiqi, transmeton Gazeta Insajderi.

    Më tej, Mjekiqi deklaronte se spektri politik në Kosovë ishte i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Por, është koha më e mirë për mua dhe shumë të tjerë të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal, aty ku e ka vendin. Spektri politik në Kosovë është i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zhvillimin e së cilës punuan me shumë mund e sacrificë gjenerata të shumta nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nëpërmjet përfaqësimit në LDK, nën udhëheqjen e Lumirit, unë do të mundohem t’i shërbej popullit dhe shtetit të Kosovës. Ju faleminderit për mbështetjen”, vazhdonte shkrimin ajo, transmeton Gazeta Insajderi.

    Shqipe Mjekiqi gjatë një aktiviteti në LDK

    Por, ajo sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së partisë, pa i bërë të ditura arsyet.

    Se paku kështu ka konfirmuar një burim i Gazetës Insajderi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Arsyeja ende nuk dihet, por është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje”, i tha ky burim Gazetës Insajderi.

    Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga vet Mjekiqi, por kjo e fundit ka qenë e paqasshme ashtu sikurse zëdhënësit e partisë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark