Valuta virtuale Bitcoin njihet për luhatje në rënie dhe ngritje në çmim. Ani pse Bitcoin pati një ngritje të jashtëzakonshme dhe të pa pritshme për të gjithë, në dhjetorin e vitit të kaluar me një rritje gati në 20 mijë dollarësh për monedhë.
Por, tani çmimi i Bitcoin ka rënë nën 8 mijë dollarë për monedhë këtë të premte, këtë të premte pas një sulmi të ri kundër valutave virtuale nga Ministri indian i Financave Aurun jaitley, raporton CNN.
“India po merr të gjitha masat për të eliminuar përdorimin e këtyre aseteve të valutave në financimin e aktiviteteve të paligjshme ose si pjesë e sistemit të pagesave”, ka thënë Ministri i Financave Jaitley.
Bankat indiane kane njoftuar se pezulluan llogaritë e shkëmbimeve të Bitcoin, Zebpay, Uncoin, Coinsecure./ Insajderi.com