×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kjo është arsyeja pse Turqia u godit nga tërmeti

    Insajderi
    06 February 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka dhënë sqarime për tërmetin që goditi Turqinë e Sirinë, shkruan Insajderi.

    Mustafa mes tjerash ka thënë se “tërmeti në fjalë ka ndodh si rezultat i i lëvizjeve të pllakave tektonike të Euroazisë dhe Afrikës”.

    Po ashtu ai ka paralajmëruar se bazuar në gradën e shkatërrimit, numri i viktimave pritet të jetë shumë i lartë.

    Shkrimi i plotë:

    Më 6 shkurt 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore pranë kufirit verior të Sirisë. Tërmeti u pasua disa minuta më vonë me 15 pasgoditje me magnitudë 5.0- 6.7 Sh. Rihter. Janë qindra viktima për shkak të magnitudës 7.8 shkallë të Rihtert, numri i viktimave pritet të jet shumë më i lartë bazuar në gradën e shkatërrimeve dhe energjinë e liruar nga ky tërmet me përmasa të tilla duke krijuar një formë zingjirore thyerje të mëdha dhe mikro-çarjet që mund të rezulton edhe me rrëshqitje në zonat me topografi të theksuar.

    Tërmeti në fjalë ishte ndër goditjet më të fuqishme në historikun e ngjarjeve sizmike për zonën në fjalë, tërmeti me i fuqishëm deri me tani ishte tërmeti ne Izmir ne vitin 1999 memagnitudë 7.6 shkallë të Rihteri.
    Tërmeti në fjalë ka ndodh si rezultat i i lëvizjeve të pllakave tektonike të Euroazisë dhe Afrikës. Tektonika në rajonin përreth këtij tërmeti është relativisht komplekse, pllaka e Afrikës i nënshtrohet pllakës së Euro Azisë.

    Nga lëvizjet tektonike me një intensitet shumë të lartë dhe presionit mes këtyre dy pllakave është krijua mikropllaka e Anadollit e cila në të kaluarën ka gjeneruar tërmete të fuqishëm në dy anësoret e mikropllakes në kontakt me pllakat tektonike si Euro Azisë dhe Afrikës e cila lëviz në veri me një shpejtësi prej afërsisht 10-12 mm / vit

    Në lindje, mikropllaka Anadollit (pjesë e Euroazisë) lëviz në një drejtim të përgjithshëm në perëndim, duke drejtuar shkëputjet anësore të djathtë përgjatë kufirit të saj verior.

    Bazuar në aktivitetin sizmik, katalogun e tërmeteve, lëvizjet tektonike të mikropllakes së Anadollit, rezulton që kjo zonë është një ndër zona me aktivitet sizmik më të lartë në zonën që përfshin kontaktin e këtyre dy pllakave tektonike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark