Kandidati për deputet nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu , synon të sigurojë një vend në Kuvendin e Kosovës.
Kadriu gjatë zhvillimit të fushatës elektorale, ka treguar disa nga arsyet se pse duhet të jetë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e tetë.
Kadriu kishte njoftuar se Komuna e Gjilanit do të furnizohet përfundimisht me ujë 24 orë.
‘Sot, në cilësinë e koordinatorit nga ministria Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), zhvillova një takim virtual me përfaqësues të Bankës Botërore ku diskutuam hapat dhe formën e aktiviteteve që duhet ndjekur për implementimin e kredisë në vlerë prej 25 milionë euro”, ka njoftuar Kadriu.
Kadriu, i cili vjen nga rajoni i Gjilanit dhe në zgjedhjet parlamentare që mbahen me 14 shkurt, mban numrin 23, ka thënë se Anamorava është përcaktuar për Forcën e Kosovës.
Arsyet pse regjioni i Anamoravës është në mbështetje të kandidaturës së Haradinajt për president të vendit, sipas Kadriut është dëshmia e investimeve të tij si kryeministër.
Kadriu mban numrin 23 në listën zgjedhore të AAK-spër përfaqësim dinjitoz