Takimi për nga një gotë birrë, është esenciale për burrat që ta mbajnë shoqërinë e tyre, ndërsa gratë gjithsesi që takohen më shpesh me miket e tyre, thotë një shkencëtar.
Robin Dunbar, një biolog i evolucionit në Universitetin e Oksfordit, thotë se ka analizuar sjelljet e një grupi prej 30-të vetash në faza tranzicioni që nga fëmijëria e tyre e deri në moshën madhore duke i observuar lidhjet e tyre shoqërore.
Ajo që e bënte shoqërinë e grave të mbijetonte, ishte se e thërrisnin njëra tjetrën shumë shpesh në telefon. Për to, që ta mbanin shoqërinë të gjallë ishte e domosdoshme të komunikonin, transmeton Klan Kosova.
Por e njëjta nuk vlen edhe për burrat. Ajo që e mbante shoqërinë e tyre, ishin gjërat që bënin bashkë, siç janë ndeshjet e futbollit apo daljet në ndonjë pub për pije.