×
Show / Fashion

Kjo është çanta më e shtrenjtë në botë

Insajderi
11 May 2019 - 17:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo është çanta më e shtrenjtë në botë. E ngjashme më shumë me një bizhuteri, vlera e saj arrin në 6.7 milionë dollarë. Çanta e pazakontë është krijuar nga stilistja britanike, Debbie Wingham.

Ajo tregon se për këtë ide ka studiuar gjatë “Vezët Faberge”, të realizuara në vitet ‘800, nga argjendari Peter Carl Fabergé, i cili ishte frymëzuar nga oborri i Carit të Rusisë.

Çanta është krijuar duke përdorur bizhuteri dhe pjesë të ricikluara të tilla si 8000 diamandë, vathë platin Cartier, 5 kilogramë flori 24 karatë dhe gjithashtu një shall Hermes, i cili ka shërbyer për pjesën e brendshme të saj.

Gurët më të shtrenjtë janë në pjesën e jashtme mes të cilëve tre diamandë të rrallë në ngjyrë rozë, me vlerë 1.9 milionë dollarë dhe dy diamante të bardhë me vlerë 265 mijë dollarë.

37-vjeçarja Debbie Wingham është e njohur për krijimet e veçanta, si torta, fustani apo dhe këpucët më të shtrenjta në botë./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark