Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar për daljen në zgjedhjet e përgjithshme që janë duke u mbajtur në Kosovë në ditën e sotme, shkruan Insajderi.
Sipas faqes zyrtare të KQZ, dalja në zgjedhje deri në ora 11:00 është 8.19%.
Në kryeqytet kanë votuar 10.73% ndërkohë komunat me daljen më të madhe janë Zveçani dhe Leposaviqi, me 33% dhe 20.85%.
Deri tani kanë votuar 122.550 votues.