Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj ka thënë se goli i parë i pësuar në kohën shtesë të pjesës së parë ishte vrasës për ekipin e tij.
Por, ai ka shtuar paraqitja e Malishevës me një lojtar më pak në fushë pas minutës së 25-të ishte vendimtar.
“U munduam të riorganizohemi pas kartonit të kuq, por goli në minutat shtesë të pjesës së parë ishte vrasës për ne. Pastaj në pjesën e dytë megjithëse kishim idenë të barazojmë rezultatin futëm forca sulmues dhe nuk rezultuan pozitivisht. 2:0 me një lojtar më pak në fushë ishte fundi i ndeshjes dhe nuk na la më hapësirë të bëjmë ndryshime. Fitore me plotë meritë, por ishte e arritur për shkak të kartonit të kuq. Humbëm ndeshjen thellë, por që nga nesër do të mobilizohemi për ndeshjet e radhës”, ka thënë Sermaxhaj pas ndeshjes.