Kanë përfunduar tre sfidat e para të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Fitore të madhe ka realizuar edhe Dukagjini që ka mposhtur në udhëtim Malishevën me rezultat 1-2.
Khomutov dhe Marcelei Santos realizuan golat për skuadrën klinase, ndërkohë Bihorac ishte shënuesi i vetëm për Malishevën.
Pas humbjes nga Dukagjini i Klinës, trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka folur për media.
“U munduam por, pësuam lehtë. Djemtë dhanë maksimumin. Ishte takim i rëndësishëm dhe ne e humbëm. I kënaqur me angazhimin”, deklaroi Sokoli.