×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kjo është gafa e radhës e Biden, ka të bëjë me kryeministrin e ri britanik

    Insajderi
    25 October 2022 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka lëshuar gafën e radhës. Kësaj radhe ka të bëjë me kryeministrin e ri britanik. Biden jo vetëm ngatërroi emrin e kryeministrit të ri britanik, por edhe u zhduk brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë një ngjarjeje dje, të hënën.

    Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë gafën e radhës dhe këtë herë ka të bëjë me kryeministrin e ri britanik, Rishi Sunak.

    Biden u përpoq të shqiptonte saktë emrin e Rishi Sunak gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në festivalin hindu të Diwali.

    “Rashi Sanuk është tani kryeministër”, tha Joe Biden entuziast teksa audienca kuptoi se ishte një gabim.

    Presidenti pati disa vështirësi me emrin e Sunak, duke bërë disa përpjekje të dështuara para se ta quante Rashi Sanuk.

    VIDEO:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark