×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kjo është gjendja e Murici pas lëndimit që e pësoi

    Insajderi
    07 February 2022 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i Arijanet Muric, Adana Demirspor, ka dalë me deklaratë pas lëndimit të portierit të Kosovës.

    Gardiani shqiptar u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 79-të të takimit, për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes menjë lojtar kundërshtar, përcjell Insporti.

    Meqenëse në shikim të parë dukej si një lëndim serioz, klubi nga Superliga Turke ka dalë me një njoftimit rreth gjendjes së 23-vjeçarit.

    “Portieri ynë, Arijanet Muric u largua nga ndeshja për t’u kontrolluar si pasojë e një goditjeje në fytyrë gjatë takimit”.

    “Rezultatet e ekzaminimeve kanë konstatuar se nuk kishte asnjë problem në shëndetin e portierit tonë”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të Adana Demirspor.

    Muriq u lëndua në takimin kundër Rizespor, të cilin ekipi i tij e fitoi me rezultat 3:1, ndërsa së bashku me Mario Balotellin, portieri ishte vendimtar në këtë triumf.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark