×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kjo është gjendja e pacientëve të helmuar në Malishevë

    Insajderi
    13 October 2023 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Malishevës ka njoftuar se gjendja e pacientëve të helmuar, aktualisht është stabile dhe situata është në kontroll

    Bëhet e ditur se pas orës 21:00 drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi dhe asamblistët Valon Mazreku dhe Halil Morina, i kanë vizituar pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

    Sipas drejtorit Berisha, bazuar edhe nga të dhënat e klinikës, gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u trajtuar nga personeli i klinikës.

    Aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacient, ndërsa numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Malishevë është 39.

    “Te gjitha ekipet relevante janë të mobilizuar për menaxhimin e situatës dhe personeli shëndetësor në QKMF është në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbimet e nevojshme. “, thuhet në njoftim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark