×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kjo është gjendja e policit të plagosur dhe të lënduar nga sulmi me armë në Veri

    Insajderi
    24 September 2023 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjskë të Leposaviqit nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Përveç Bunjakut, edhe një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar.

    Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    “Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark