×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kjo është gjendja e Salman Rushdie një ditë pas sulmit me thikë

    Insajderi
    13 August 2022 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjenti i shkrimtarit, Salman Rushdie, Andrew Wylie, ka thënë se “lajmet nuk janë të mira” pasi autori u godit me thikë.

    Ai tani është në trajtim dhe nuk mund të flasë, tha Wylie në një deklaratë, duke shtuar se autori, 75 vjeç, mund të humbasë njërin sy, raporton BBC.

    Autori Salman Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënime me vdekje nga islamistët pasi shkroi “Vargjet Satanike”, është sulmuar dje në një skenë në Nju Jork.

    Fituesi i Çmimit Booker po fliste në një ngjarje në Institutin Chautauqua në atë kohë.

    Dëshmitarët thonë se ata panë një burrë që vraponte në skenë dhe goditi me thikë Rushdie teksa po prezantohej.

    Sulmuesi mësohet se është ndalur nga personat në vendngjarje, shkruan BBC, transmeton Gazeta Insajderi.

    Policia konfirmoi një goditje me thikë, por nuk pranoi të identifikonte menjëherë viktimën, raporton agjencia e lajmeve AFP.

    Kush është Salman Rushdie?

    Romancieri me origjinë indiane mori famë me veprën ‘Midnight’s Children’ në 1981, ku shiti mbi një milion kopje vetëm në MB. Por libri i katërt i Rushdie, në 1988 – ‘Vargjet Satanike’, e detyroi atë të fshihej për plot nëntë vjet.

    Romani surrealist, post-modern, “Vargjet Satanike”, është ndaluar në Iran që prej atij viti, pasi ngjalli shumë  zemërim dhe myslimanët e konsiderojnë atë si blasfemi.

    Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie. Madje është ofruar një shpërblim prej 3 milion dollarësh për këdo që vriste Rushdie, shkruan Gazeta Insajderi

    Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e ngriti shpërblimin për Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

    Dhjetra njerëz vdiqën në dhunën që pasoi botimin e veprës, përfshirë edhe përkthyes të vrarë të veprës.

    Shpërblimi mbi kokën e Rushdie mbetet aktiv, megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i ‘Khomeinit’.

    Autori, i cili ka nënshtetësi britanike dhe amerikane, është një avokat i zëshëm i lirisë së shprehjes dhe ka mbrojtur veprën e tij në disa raste.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark