×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kjo është gjendja shëndetësore e gruas e cila ka mbetur e plagosur sot në Podujevë

    Insajderi
    11 September 2023 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Podujevë. I vrarë ka mbetur burri ndërsa e plagosur bashkëshortja e tij.

    Detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore për Insajderin ka dhënë Bedri Hyseni, drejtori i ekipsër së emergjencës në Podujevë.

    Doktor Hyseni ka konfirmuar se e njëjta është plagosur në regjionin e barkut teksa është dërguar për në QKUK
    Për momentin e kemi dërgu për në emergjencë në Prishtinë, ka një plagë në regjionin e barkut nga arma e zjarrit”, ka thënë Hyseni për Insajderi derisa nuk ka dhënë detaje nëse është jashtë rrezikut për jetë.

    I njëjti ka kërkuar të flasim me mjekët e QKUK-së.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me emergjencën në Prishtinë, por të njëjtit nuk e kanë hapur telefonin deri në këto momente.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark