×
Show

Kjo është kënga e parë në gjuhen shqipe që kapi 1 milion shikime në YouTube

Insajderi
05 March 2020 - 00:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E kam shpirtin eksploziv është këngë e kënduar nga këngëtarja atraktive Genta Ismajli, që ishte pjesë e albumit të tretë të këngëtares me titullin “Possesiv” që u publikua në vitin 2006.

Ky album përmbante gjithsej 10 këngë, e njëra ndër to ishte edhe kënga e parë shqiptare që arriti ti mbledhë një milion shikime në platformën YouTube.com

Edhe pse këngës nuk ju  bë kurrë një video nga Genta, një video e ngarkuar në Youtube, që ishte e krijuar me foto të këngëtares nga fansat e saj, arriti që ti numëroj një milion shikime, për tu bërë video e parë shqiptare që arrin këtë shifër, në kohen kur hitet e asaj kohe thyenin rekord nëse i arrinin 200 mijë shikime.

E kam shpirtin eksploziv aso kohe dëgjohej shumë edhe në radio dhe ishte pjesë e top listave në çdo radio vendore.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark