×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kjo është kompania që u kaplua nga zjarri në Çagllavicë

    Insajderi
    05 April 2024 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zjarr e ka përfshirë depon e pajisjeve mjekësore ‘Koslabor’ në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në Çaglavicë, mëngjesin e sotëm.

    Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Insajderin se sipas të dhënave të para, ka vetëm dëme materiale por jo edhe në njerëz.

    “Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, u shpreh ajo.

    Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga përgjegjësit e kësaj kompanie farmaceutike, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark