Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave edhe në Komunën e Gllogovcit.
Bazuar në të dhënat e këtij komisioni, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar bindshëm me 65,13% të votave. Pas PDK-së, radhitet LVV me 11,06% pastaj koalicionit NISMA-ARK-PD me 7,75%, AAK-PSD me 7,08% ndërsa Lidhja Demokratike ka arritur të marr vetëm 5,92 të votave në këtë komunë, ndërsa subjektet tjera kanë arritur të fitojnë 2,81%.
Në këtë komunë numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta është 9,47%.
Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.
Deri tani në ëeb faqen e KQZ-së figuron se janë numëruar 97,92% të votave në gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Insajderi.com