×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kjo është mënyra e re e Facebook për të gjurmuar faqet e internetit që vizitoni

    Insajderi
    04 January 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Facebook ka prezantuar një veçori të quajtur “Link History” në aplikacionin e platformës që mban gjurmë për të gjitha faqet e internetit që vizitoni brenda në platformë, dhe mund të shikoni se çka keni klikuar për periudhën e 30 ditëve të fundit.

    Funksioni është tashmë i disponueshëm në aplikacionin Facbook si në iOS ashtu edhe në Android,

    Kjo veçori mjaft interesante është opsionale, megjithatë është aktivizuar tani në mënyrë automatike.

    Përdoruesit e Facebook-it thuhet se po u jepet një dritare brenda aplikacionit që i informon ata për veçorinë e linqeve, dhe u jep atyre shans për ta çaktivizuar atë.

    Ndonëse Facebook e përshkrun këtë funksion të dobishëm, lind frika e çështjes së privatësisë.

    Me këtë veçori ju mund ta dini se cilat linqe keni klikuar në platformë, për periudhën më të fundit 30-ditëshe. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark