×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është paga që pritet ta gëzoi logopedi abuzues Iljasa Fazliu

    Insajderi
    01 February 2023 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

    Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës, shkruan Insajderi.

    Bazuar në këto vlera, koeficienti për pozitën e logopedit do të jetë 5.6. Kur kjo e fundit shumëzohet me 105 euro, del se paga e tij do të jetë 588 euro.

    Të njëjtën rrogë do ta gëzoi edhe logopedi që abuzoi me një fëmijë autik Iljasa Fazliu, i cili së fundi u rikthye në punë në QKUK.

    Niveli i logopedit hyn në tri nivele:

    Niveli tretësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.6 që në llogaritjen e rrogës i bie 588 euro.

    Niveli sekondar i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.5 që në llogaritjen e rrogës i bie 577 euro.

    Niveli parësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Infermier në edukim të vazheshëm,
    Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik Veterinar, Teknik farmacist 3 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.4 që në llogaritjen e rrogës i bie 567 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark