×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është pasuria e deputetit të VV-së që u bë i “famshëm” pasi djali i axhës iu arrestua nën dyshimet për fajde

    Insajderi
    07 March 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksioni “Brezovica” i cili u zhvillua nga Policia e Kosovës javën që shkoi, rezultoi me 15 të arrestuar. Gjatë këtij aksioni u kontrolluan dhe u bastisën 21 autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në Prishtinë, Ferizaj dhe Vushtrri, nën dyshimet për shmangie tatimi dhe fajde.

    Në mesin e të dyshuarve është edhe biznesmeni, Ajvaz Muzaqi, i cili në një fotografi të siguruar nga Gazeta Insajderi shihet nën shoqërinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi.

    Ai e pranoi se Ajvaz Muzaqi i arrestuar për fajde është djali i axhës së tij.

    Në Agjencinë Kundër Korrupsionit deputeti Muzaqi ka deklaruar pasurinë e tij që përfshijnë ara, livadhe, male, vetura etj.

    Ai ka deklaruar se shtëpia dhe oborri i vlejnë 70 mijë euro. Ndërsa vetura e tij ka vlerë prej 8 mijë euro.

    Po ashtu deputeti posedon dy ara, një të klasës 8 dhe një të klasës 5. Dy arat së bashku vlejnë 89 mijë euro.

    Muzaqi ka edhe një livadh të klasës 7 në vlerë të 12 mijë eurove, një mal të klasës 4 me vlerë prej 25 mijë euro.

    Kështu vlera përgjithshme e pasurive të tij të paluajtshme është afro 200 mijë euro.

    Gazeta Insajderi ka provuar ta kontaktojë dje deputetin, por ka qenë i paqasshë. Megjithatë ai sot ka folur mbi afërsinë e tyre dhe herën e fundit kur janë takuar.

    “Po meqenëse juve ju intereson unë po ju tregoj. Ajvaz Muzaqi është kushëriri jem i parë, e dyta ai, është i dyshuar dhe nuk është ende fajtor sepse fajtor mund të jetë kur Gjykata ta shpallë vendimin. Tjetra, që dua ta them ty dhe kujtdo tjetër është se unë i inkurajoj organet e drejtësisë edhe organet e ndjekjes që secilin që i shkel ligjet ta vë para drejtësisë dhe ta marrë vendimin meritor”.

    “Unë e kam familjar, e kam edhe tjera fotografi të tjera përveç asaj sepse e kam familjar. Unë nuk marrë përgjegjësi për askënd që është mbi 18 vjet, nuk e kam as obligim as ta ngarkojë”, ka thënë deputeti për Nacionale.

    Në anën e majtë shihet deputeti, Besim Muzaqi, ndërsa përkrah tij është i arrestuari Ajvaz Muzaqi, nën dyshimet se ka kryer veprën penale fajde, kanosje e shmangie nga tatimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark