Janë mbyllur para pak çastesh ndeshjet e ditës në elitë.
Dukagjini i Klinës ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi këtë edicion.
“Hithat” mposhtën Trepçën’89 me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm që e shënoi Iljasa Zylfiu.
Në anën tjetër, Drenica ka arritur fitore të madhe në kryeqytet, duke mposhtur Prishtinën e Munishit, 0-1.
Realizatori që ua solli “drenicakëve” tri pikët e plota ishte Leart Veliqi.
Më poshtë edhe renditja tabelare pas ndeshjeve të sotme, teksa kujtojmë se tri të tjerat luhen nesër.