Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e para të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës, ku pati rezultate të papritura.
Prishtina e Ismet Munishit ka pësuar disfatë të papritur duke u mposhtur në udhëtim nga Malisheva me rezultat 2-1.
Hazrollaj dhe Bajrami shënuan për fitoren e madhe të vendasve, kurse golin e vetëm për skuadrën nga kryeqyteti e realizoi Endrit Krasniqi nga penalltia në minutën e 20’.
Trepça ’89 ka marrë tre pikë të plota në udhëtim te Ferizaj të cilën e mposhti me rezultat 3-2, kurse Dukagjini po vazhdon me formën e mirë dhe ka triumfuar edhe ndaj Drenicës me rezultat 1-0.
Prishtina përkundër humbjes nga Malisheva mbetet në vendin e tretë me 23 pikë, kurse Malisheva është ngjitur në pozitën e pestë me 18 pikë.
Kjo është renditja momentale: