×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti: Me sindikata të reja, me media të reja, me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij”

    Insajderi
    28 September 2022 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish për mosplotësimin e kërkesave tash e gati pesë javë të mësimdhënësve nga Qeveria Kurti.

    Ajo ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

    Çitaku tutje ka thënë se Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilin që nuk pajtohet me të.

    “28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneçësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë”, ka shkruar ajo.

    “Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti: Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij”.

    “Kjo mendësi nuk kalon”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark