×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Kjo është shuma që arkëtoi kombëtarja e Marokut pas aventurës së suksesshme në Katar

    Insajderi
    17 December 2022 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë të shtunë u zhvillua ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”, mes Kroacisë dhe Marokut.

    Vendin e tretë e fituan kroatët, pasi triumfuan me rezultatin 2:1.

    Falë këtij suksesi, Federata e Futbollit e Kroacisë fitoi edhe 26 milionë euro tjera nga FIFA.

    Kroatët kishin arkëtuar edhe 8.7 milionë euro për kualifikim në këtë turne, siç fituan edhe çdo kombëtare tjetër pjesëmarrëse.

    Kurse, për kalimin në çerekfinale u shpërblyen me 16.5 milionë euro.

    Kësisoj, Kroacia në total mori 51.5 milionë euro nga FIFA.

    Ndërkaq, përveç fitimeve tjera, Maroku si kombëtarja e katërt në Kupën e Botës së këtij viti, mori 24 milionë euro shtesë. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark