×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kjo është vetura më e shpejtë në botë

    Insajderi
    04 November 2017 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Hennessey Venom F5”, e cilësuar si makina më e shpejt në botë u prezantua ditën e djeshme  në Panairin e SEMA.

    Marka teksane do të prodhojë vetëm 24 ekzemplarë të kësaj makine, pritet të kalojë barrierën e 483 km/h, me një çmim prej rreth 1.5 milionë eurosh.

    Paraardhësja “Venom GT” arrin shpejtësinë 435 km/h falë shasisë së lehtë “Lotus Exige” dhe motorit “V8 Chevrolet”. “Hennessey” thotë se, “Venom F5” arrin nga 0-300 km/h më shpejt sesa makinat e “Formulës 1” (më pak se 10 sekonda).

    Aktualisht, rekordin zyrtar për shpejtësinë më të lartë të arritur e mban “Bugatti”, me makinën “Veyron Super Sport”, që ka kapur plot 431.07 km/h. Ndërsa “Hennessey Venom GT” mban rekordin jozyrtar me 435 km/h.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark