×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kjo komunë në Kosovë përveç festave të fundvitit, dekoron sheshin edhe për Ramazan

    Insajderi
    22 December 2023 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, iu është përgjigjur kritikave të asamblistëve për dekorimin e qyteti të Vushtrrisë për festat e fundvitit ku janë shpenzuar afër 19 mijë euro, për pak drita.

    Ai thotë se dekorimin e qytetit e ka bërë për hir të fëmijëve që e presin vitin e ri, për të cilin nuk është bërë ndonjë shpenzim i madh.

     Idrizi thotë se dekorimin e qytetit të Vushtrrisë e kanë bërë edhe për muajin e Ramazanit, për festat e Bajramit, etj.

    “Edhe ata duhet me folë diçka, por kushdo që të kish qenë, një dekorim të lehtë, për hir të atyre fëmijëve që e presin dhe tash kjo çështja e vitit të ri ka kuptime të ndryshme në vende të ndryshme. Te na e ka kuptimin që ndërron një vit, vjen viti tjetër dhe është një festë. Tek të tjerët e ka edhe kuptimin e krishtlindjeve, etj. Megjithëse, ne shumica absolute e qytetarëve janë të besimit islam, këtë e bëjmë një dekorim të lehtë, nuk është bërë ku e di ndonjë shpenzim, por për hir të atyre fëmijë që kanë pyet aq shumë, më kanë shkruar edhe qytetarët se a do të ketë dekorim qyteti dhe na dekorim bëjmë edhe për Ramazanin, e kemi bërë, edhe për festat e Bajramit e kështu më radhë dhe nuk është ndonjë shpenzim që kemi bërë tepër”, tha Idrizi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark