Elfsborgu po synon ta huazojë Arbër Zenelin
Arbër Zeneli pritet të huazohet te klubi i elitës së futbollit të Suedisë, Elfsborg. Siç raporton “Goteborgs-Posten”, lojtari është pajtuar të huazohet, por ka mbetur të arrihet marrëveshja me klubin francez Reims.
Zeneli ka pranuar se mund të kthehet tek Elfsborgu.
“Elfsborgu është i interesuar dhe unë jam po ashtu i interesuar. Fatkeqësisht është situatë e vështirë, por të dyja palët po punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Zeneli 28-vjeçar.
Zeneli ka kontratë me Reimsin deri në verën e vitit 2025.
Ai thotë se nuk e di nëse do të realizohet transferimi.
Zeneli kishte nisur karrierën profesioniste tek Elfsborgu. Te kjo skuadër luan vëllai i tij Besfort Zeneli.