×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Kjo shqiptarja dashka të bëjë karrierë’, Eleni Foureira tregon vuajtjet nga komentet raciste në Greqi

    Insajderi
    02 November 2023 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eleni Foureira këngëtarja e famshme shqiptare, ka folur së fundmi për arsyen pse e mbajti të fshehtë origjinën e saj si dhe për racizmin që u përball në fillim të karrierës së saj.

    “Kur isha 19-20 vjeç erdha në Greqi dhe duke u rritur këtu, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria, të shanin disi, por nuk e kuptoja pse. Duke u rritur kjo më bëhej një gjemb në këmbë, kur i thosha njerëzve që jam nga Shqipëria, i shikoja se si do të reagonin. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm, që të mos kisha një gjemb në këmbë kur i thosha “unë jam nga Shqipëria”, tha Eleni gjatë një interviste në Greqi në një podkast në “Youtube”.

    “Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. Do të kthehet dikush dhe do të më thotë: “Ti që ke turp…”, jo, nuk kam pasur turp. Një djalosh nga fshati nuk ka turp të thotë se është homoseksual, nuk ka turp për atë që është, ka frikë nga reagimi dhe klithma e botës. Do të doja të ndryshonte, ndihem shumë mirë përbrenda. Unë do t’i mësoj fëmijës tim atë që ai dëshiron të bëjë dhe të jem krenar për këtë. E kam përjetuar dhe është një ndjenjë shumë e çuditshme. Eleni e vogël nuk mund të bënte gjë tjetër, nuk kishte guxim ta thoshte atëherë. Kur shkova në një shtëpi diskografike dhe kur ma mbyllën derën, thanë: Eja tani, shqiptari do të bëjë karrierë! Por gjërat kanë ndryshuar tani, jam shumë e lumtur”, tha Eleni.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark