Trajneri Maurizio Sarri thotë se skuadra e Lazios s’është në nivelin e duhur psiqik për Ligën e Kampionëve, megjithatë dëshiron të përballet me Barcelonën.
Lazio avancoi si pozitë e dytë nga faza e grupit, pavarësisht humbjes 2:0 në udhëtim te Atletico Madrid.
Lazio tani mund të përballet ndaj një skuadre të mëdha, si Real Madrid, Man City, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Arsenal, Barcelona apo edhe Real Sociedad.
I pyetur se cilën skuadër e do, Sarri deklaroi se preferon katalunasit meqenëse s’është përballur asnjëherë me ta në karrierën e tij.
“I vetmi klub i madh që nuk jam përballur në karrierë është ndoshta Barcelona. Do të ishte pak befasuese. Do të doja ta vizitoja Camp Noun megjithatë”.
“Kemi dëshmuar në vitet e fundit se po vuajmë psiqikisht kur jemi më shumë se një kompeticion. Sezonin e kaluar ishim të dobët në Evropë dhe më të vendosur në Serie A, këtë vit është e kundërta”.
“Kjo dëshmon se nuk jemi psiqikisht në nivelin e duhur. E pranoj këtë”.