×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Klan Kosova: MINT qëllimshëm po nxjerr dokumente jovalide nga historiati i kompanisë

    Insajderi
    31 July 2023 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Medium Klan Kosova ka reaguar pas të dhënave të fundit që ka publikuar Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

    “Qëllimisht po informon në mënyr selektive informata nga historiati i kompanisë”, janë shprehur nga mediumi i Klan Kosovës, duke iu referuar të dhënave të fundit që kjo ministri po shpalos për të justifikuar vendimin për mbylljen e një media.

    Klan Kosova me përgjegjësi të plotë njofton sërish se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka vazhduar edhe të hënën të paraqesë në mënyrë mashtruese një situatë që nuk qëndron, me qëllim që të mbuloj dështimin e saj për të arsyetuar Vendimin e kundërligjshëm”, ka shkruar Klan Kosova në reagimin e tyre.

    Fillimisht, MINT qëllimisht po informon në mënyrë selektive informata nga historiati i kompanisë, para se të bëheshin ndryshimet në dokumente, duke insistuar që adresa e pronarit të Klan Kosova është Serbia”.

    Klan Kosova njofton se me datë 20 qershor 2023 “në në çdo dokument të kompanisë qëndron vetëm Kosova dhe asnjë veprim i MINT pas këtij ndryshimi është pa bazë ligjore”.

    Për më tepër, mediumi thoë edhe se “MINT po bën shkelje ligjore edhe duke tentuar të interpretojë dokumente, jashtë fushëveprimit të saj, derisa çështjet e regjistrimit të bizneseve i takojnë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK)”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark