×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Klara Sykaj, lahutarja më e re e Tropojës

    Insajderi
    05 June 2023 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kukës kanë nisur përgatitjet për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, ku përmes konkursit përzgjidhen rapsodët, instrumentistët e valltarët që do të marrin pjesë në festival.

    Mes tyre është Klara Sykaj, një 12-vjeçare nga Tropoja që ka pasion lahutën.

    Në një intervistë për Report Tv ajo ka treguar pasionin e saj për instrumentin e lashtë.

    Klara Sykaj është lahutarja më e vogël e Tropojës. Nxënësja e klasës së 6-të në shkollën “Beslidhja e Malësisë” tregon se lahutën ka filluar ta mësojë në moshën 6-vjeçare.

    “Pasioni lindi sepse e kam parë shumë herë në familje dhe këndoja nëpër shtëpi me lahutë”, tha ajo.

    Tashmë e angazhuar në grupet artistike –folklorike, Klara do të marrë pjesë në qershor në festivalin folklorik të Gjirokastrës.

    Pasioni për instrumentin e lashtë ka lindur teksa dëgjonte këngët me lahutë dhe shikonte gjyshin e saj që gdhende lahutën në shtëpi. Me dëshirën për t’u bërë instrumentiste e famshme, 12-vjeçarja shprehet se tek telat e lahutës gjendet historia e Tropojës.

    “Gjyshin e kam parë duke gdhendur lahutën, ndërsa jam praktikuar në kurs. Ndjehem krenare se do përfaqësoj Tropojën”.- thotë ajo.

    Klara Sykajn e takuam në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, aty ku këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë po marrin pjesë në koncertin seleksionues për të përfaqësuar qarkun e Kukësit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

    Pjesë e grupit do të jenë edhe shtatë instrumentistë të vegjël të çiftelisë. / ObserverKult & Report TV/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark