×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Klinaku: Bastisjet e Speciales po bëhen për t’i mbuluar dështimet e saj

    Insajderi
    11 December 2023 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë për pengim të drejtësisë.

    Sipas tij, bastisjet e ZPS-së po bëhen për t’i mbuluar dështimet e saj.

    “Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin Haxhi Shala, bëhen për t’i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

    Së fundmi, të hënën ZPS-ja ka intervistuar ish-deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ish-komandant “Topi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark