×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Klinaku i kundërpërgjigjet Kurtit: As protezat e invalidëve të luftës s’po i rregullon

    Insajderi
    15 July 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së i është përgjigjur kryeministrit Kurti i cili ka thënë se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve, për çka është e nevojshme dosja që ka Prokuroria në hetim.

    Klinaku ka thënë se meqenëse dosjet janë në Prokurori dhe lënda në gjykatë e që me insistimin e tyre ka filluar që të merret drejtësia me këtë, “nuk ka guxuar asnjë kryeministër, qeveri, kuvend e as ne të merremi me lista pa u përfunduar procesi gjyqësor”.

    “Pastaj, si mund të verifikosh kur dosjet janë në prokurori dhe si mund të bëhet kjo ndryshe përveç me komandantët e zonave operative dhe zingjirin komandues të UÇK-së, siç e ka fituar të drejtën e veteranit Albin Kurti duke ia nënshkruar Adem Demaçi”, ka thënë Klinaku.

    Sa u përket beneficioneve, Klinaku shprehet se kreu i ekzekutivit e quan “luks” dhe trajtimin e rehabilitimin e veteranëve në banja, duke shtuar se as protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ka ardhur në qeveri.

    “Ai beneficionin e quan pagë, sepse e ka qëllim që ta mashtrojë publikun. Ai thotë se është për benefite më të larta, por po ua dokumentoj çfarë thot ligji: Më të larta do të mund t’i bënte, por nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë. Shihemi sot në shesh ora 18:00”, ka shkruar Klinaku

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark