×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” sjellë përsëri ekspertin Kroat të Gjandres Tiroide “Prim. Dr. Renato Janusic”

    Insajderi
    03 October 2018 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një suksesi të madh me intervenime të gjandres tiroide në Kosovë, me 8 Tetor 2018 kirurgu Prim. Dr. Renato Janusic nga Kroacia do të vijë në Kosovë për konsulta në

    Klnikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, i cili si ekspert për operime të Gjandres Tiroide përmes briskut Plazma do të jetë në dispozicion për të gjithë pacientët të cilët dëshirojnë të gjejnë zgjidhje nga profesionistët.

    Qëllimi kryesor i Klinikës tonë është të ofrojmë zgjidhje me standarde evropiane dhe me doktorë profesionist në fusha të ndryshme të mjekësis, tha për gazetën Drejtori i klinikës Amerikane, duke potencuar që Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” është gjithmonë duke punuar në avancimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë dhe ofrimin e sigurisë për pacientët që mos të kenë nevojë të shiqojnë për zgjidhje tjera jashtë Kosovës.

    E veçanta e këtij lloji të intervenimit nga Prim. Dr. Reanto Janusic është falë aplikimit të Briskut ultrasonik gjatë operacionit, ku pacienti nuk ka gjakerdhje dhe kjo i mundëson kirurgëve të kenë fushë operative të qartë.

    Gjatë ndërhyrjeve kirurgjike të Gjandrës Tiroide, për shkak të vaskularizimit të madh, për dallim nga operimet me brisk tradicional, operimet që bëhen me briskun plazma nuk ka gjakëderdhje që rrjedhimisht nuk ka nevojë për transfuzion të gjakut dhe operimi është më i lehtë për kirurgun e gjithashtu edhe për pacientin.

    Janë dy lloje të operimeve të cilat bëhen në gjandrat tiroide me briskun plazma:

    1. Çregullimet në ndërtimin e gjandres tiroide, tumoret, etj
    2. Aktiviteti i vetë gjandrës tiroide gjegjsisht çrregullimet e tajimit të hormoneve.

    Në rastet e tumoreve beninje hiqet një pjesë e Gjandrës Tiroide, ndërsa në rastet e tumoreve malinje me intervenim operativ hiqet Gjandra Tiroide si dhe nyjet përreth gjëndrës për tu shëruar i sëmuari. Me anë të opererimit me briskun plazma evitohen dëmtimet anësore dhe gjakëderdhja e cila i mundeson mjekut ndërhyrje kirurgjike të suksesëshme, ndërsa pacienti nuk ka nevojë për transfusion të gjakut.

    Në rastet e çrregulimeve në aktivitetin e punës së Gjandres Tiroide, hapi i parë që preferohet është të shërhohet përmes medikamenteve, që gjëndra të kthehet në funksionim normal. Pas kësaj rekomandohet zgjidhja e përherëshme përmes operimit të heqet një pjesë e Gjandres Tiroide, ndërsa pjesa tjetër lihet për funksionim normal. Prim. Dr. Janusic së bashku me stafin e klinikës për tumore në Zagreb kryejnë 250 operime të Gjëndres Tiroide në vit dhe pas një suksesi të madh në Kosovë, Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” ka sjellur përsëri doktorin e famshëm Kroat për konsulta.

    Brisku Plazma nuk dëmton indet dhe në njejtën kohë mbyll enët e gjakut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark