×
  • Sport
  • Sport

    Klopp i dëshpëruar: U dëmtua me Kombëtare – startuesi i Liverpool mund të mungoj 4 muaj!

    Insajderi
    19 October 2023 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrojtësi i majtë i Liverpool, Andrew Robertson, i dëmtuar pak ditë më parë me kombëtaren e Skocisë, rrezikon deri në 4 muaj stop. Ditët në vijim do të kryhen edhe disa analiza të tjera për të kuptuar më hollësisht shkallën e dëmtimit.

    Robertson, 29 vjeç, u dëmtua në shpatull pas një kontakti me portierin e Spanjës në kualifikueset e Euro 2024. Ai doli me një fashaturë të improvizuar nga fusha, ndërkohë që pas mbërritjes në Angli ka kryer edhe një skaner.

    Lojtari është kapiteni i Skocisë dhe një idhull i tifozerisë së “reds”, skuadër me të cilën luan prej vitit 2017 (275 ndeshje e 9 gola me këtë fanellë). Sipas “The Times”, Robertson rrezikon 4 muaj pushim, çka do të ishte një mungesë e rëndësishme për trajnerin Jurgen Klopp.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark