×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Klubi anglez i njohur nuk dorëzohet për Brojën – dërgon ofertë të re

    Insajderi
    08 August 2022 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armando Broja, është dëshira e madhe e West Hamit.

    Plotë 38 milionë euro ofruan drejtuesit e klubit për sulmuesin shqiptar, por Chelsea dhe trajneri Tomas Tushel, duket se nuk dëshirojnë ta shesë lojtarin shqiptar.

    Një huazim nuk shihet aspak si mundësi, me ekspertin e transferimeve, Fabrizo Romano që tregon se trajneri gjerman është një admirues i madh i cilësive të 20-vjeçarit.

    Prandaj, Tuchel dhe drejtuesit e klubit londinez, nuk dëshirojnë që ta shesin lojtarin, që ka kontratë deri në vitin 2026 me Blutë.

    Së paku, trajneri dëshiron ta testojë Brojën deri në afatin kalimtar të janarit dhe më pas të rishikojë vendimin e tij.

    Lojtari i Shqipërisë luajti ndaj Evertonit në fitoren 1-0 të shtunën për 25 minuta, duke dhënë një inpakt më të madh se sa Kai Havertz që luajti në pjesën më të madhe të ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark