Sulmuesi kosovar i Hammarby, Astrit Selmani humbi për disa sekonda ndjenjat gjatë ndeshjes ndaj Ostersund, përcjell Insporti.
Hammarby bëri me dije se Astriti është duke u dërguar në spital. Teksa, klubi me anë të rrjetit social, Twitter kanë reaguar sërish, por kësaj radhe kanë dhënë lajme të mira për sulmuesin kosovar.
Selmani fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë dhe do të rikthehet në stërvitje pas disa ditëve, njoftoi klubi.
“Astrite tashmë i është nënshtruar ekzaminimit në spitale, gjë që është standarde në këtë lloj ngjarjeje. Tregon se përplasja ka shkaktuar një tronditje. Tre qepje për plagën në vetull, pa lëndime të tjera. Priten disa ditë pushim para se Astriti të fillojë të stërvitet”, shkruhet në komunikatë.