Historia e Victor Osimhen dhe Napolit duket se do të mbyllet në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Nëse në sezonin e kaluar të dyja palët i gëzoheshin njëra-tjetrës, këtë sezon rezultatet dhe ndryshimi i trajnerit kanë bërë që nigeriani të mos e gjejë veten në skuadër.
Penalltia e humbur ndaj Bolognas shkaktoi debatin publik me trajnerin Rudi Garcia. Por, kur u duk se ky episod ishte lënë pas duke qenë se sulmuesi i kërkoi falje trajnerit francez, është klubi i Napolit që bën një “autogol” dhe që rrezikon të “hedhë në erë” të gjithë vazhdimësinë e sezonit.
Në profilin zyrtar të Napolit në “Tik-Tok” u publikua një video tallëse e Osimhen në lidhje me penalltinë në Bologna.
O Napoli, em sua CONTA OFICIAL no Tik Tok, postou esse vídeo zoando Osimhen por um pênalti perdido.
O vídeo foi apagado, mas o agente de Osimhen já disse que o jogador pensa em PROCESSAR o clube.
Osimhen apagou tudo do Napoli de seu Instagram.pic.twitter.com/c6VXrbskX7
— Sala12 (@OficialSala12) September 26, 2023
"Osimhen"
Porque el Napoli subió un video del jugador a Tik Tok siendo comparado con un coco y el futbolista analiza demandar al club por racismo. No pueden ser tan pelotudos.https://t.co/z7gDw0QhVs
— Tendencias Deportes (@SanmaTendencia) September 26, 2023
Edhe pse më pas klubi italian e fshiu videon, sërish dëmi ishte i i pashmangshëm.
Ndër të parët që reagoi ishte menaxheri i Osimhen i cili theksoi se Napoli i kishte shkaktuar një dëm të madh lojtarit me atë video të publikuar ndërsa shtoi se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj klubit.
Në anën tjetër, vetë Osimhen ka fshirë nga Instagrami i tij çdo foto që e lidh me Napolin dhe tashmë duket e vështirë që 24-vjeçari të rikthehet e të veshë sërish të njëjtën fanellë.
Në profilin e Osimhen në Instagram nuk ka më asnjë foto që e lidh me Napolin.