Pas, një sezoni të mirë në Turqi, Milot Rashica po kërkohet nga disa skuadra.
Trajneri i Trabzonspor, Nenad Bjelica ka thënë se është arritur marrëveshja me 5-6 lojtarë dhe negociatat po vazhdojnë, kërkimet vazhdojnë.
Komentatori sportiv Nevzat Dindar, nga ana tjetër, bëri një deklaratë bombë.
Sipas pretendimeve të Dindarit, Trabzonspor është i interesuar për futbollistin kosovar Milot Rashica, i cili ka luajtur në formë huazimi te Galatasaray dhe të cilit i ka skaduar kontrata e huazimit.
Anësori i djathtë 26-vjeçar përfundoi sezonin si kampion në Galatasaray, duke shënuar 4 gola dhe 7 asistime në 26 ndeshje këtë sezon. Rashica ka kontratë me Norwich City deri në vitin 2025.
Galatasaray po ashtu ka shprehur interesim për ta vazhduar bashkëpunimin me lojtarin e kombëtares së Kosovës./Arbresh.info/