Një lajm i bujshëm vjen nga Italia për Ernest Muçin. Napoli është interesuar për transferimin e ish-lojtarit të Tiranës.
Aktualisht Muçi po kalon sezonin më të vështirë te Legia e Varshavës, duke qenë jashtë planeve të Vukovic.
Mediat italiane raportojnë se Muçi është në listën e dëshirave të Napolit. Mbetet ende të shihen sesi do të zhvillohen bisedimet e transferimit, por Napoli duket se kërkon të formojë Kombëtaren e Shqipërisë.
Kjo skuadër është shumë pranë marrjes së Asllanit, ndërsa është hedhur në sulm edhe për Armando Brojën.
Një dëshirë e shprehur për Nedim Bajramin dhe pa harruar, me Amir Rrahmanin në prapavijë. /Sport