×
  • Lajme
  • Lajme

    KMLDNJ për mosmbajtjen e mësimit në gjimnazin “Sami Frashëri”: Po shkelën të drejtat e njeriut

    Insajderi
    02 November 2021 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ka ftuar Drejtorinë e Arsimit të komunës së Prishtinës që të gjejë një zgjidhje sa më parë për situatën e krijuar në gjimnazin “Sami Frashëri” ku për të pestën ditë me radhë nuk po zhvillohet mësimi për shkak të grevës që po mbahet kundër drejtoreshës së re.

    Mësimdhënësit kanë thënë se nuk e pranojnë drejtoreshën e re me arsyetimin se ajo u u përzgjodh në mënyrë të paligjshme, njofton Klan Kosova.

    Grevës i janë bashkangjitur 46 mësimdhënës ndërsa 2 të tjerë nuk janë pjesë e grevës. Mësimdhënësit pohuan se ata kanë pasur informata disa muaj më parë se e njejta do të vijë si drejtoreshë dhe pohuan se ajo ka pasur pretendime se “do të vendosë rregull” në këtë shkollë.

    KMLDNj ka thënë se moszhvillimi i mësimit për një periudhë kaq të gjatë, e cila nuk dihet se kur do të përfundojë, është jashtëzakonisht shqetësuese duke pasë parasysh se ka dy vjet që për arsye pandemike nuk është zhvilluar mësimi normal në institucionet shkollore.

    “Në rastin konkret, nxënësit e kësaj shkolle po e pësojnë për faktin se pa fajin e tyre janë të përjashtuar nga procesi mësimor duke ua shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut. Për këtë arsye KMDLNj-ë fton të gjitha palët ta tejkalojnë situatën e krijuar, të vazhdohet procesi mësimor dhe të hetohet rasti, që nga shpallja e konkursit, intervistimi e deri te përzgjedhja pas së cilës do të përcaktohej përgjegjësia konkrete për situatën e krijuar dhe në përputhje me këtë do të ndërmireshin masat ndaj atyre që iu dëshmohet përgjegjësia. Për KMDLNj-në vetëm ndërprerja dhe vazhdimi i procesit mësimor është e pranueshme kurse kundërshtimi i zgjedhjes së drejtoreshës që po kundërshtohet mund dhe duhet të bëhet vetëm dhe përmes rrugëve ligjore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark