×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kobra”: Vetëm Allahut i frikësohem

    Insajderi
    03 January 2023 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31 vjeçarit shqiptar V.C.

    Hoxhaj i njohur për jetën e tij super luksoze dhe problemeve me drejtësinë, zakonisht shfaqej nëpër emisione televizive me 25 truproja.

    I ftuar në emisionin “Sui Generis” të Insajderit, ai kishte ardhur i vetëm.

    I pyetur pse këtë herë ishte vetëm, ai dha një përgjigje interesante.

    “Personat që më rrethojnë nuk kisha dashtë me i quajt truproja por familjarë të mi, sepse kur dikush është në gjendje të jap jetën për ty atëhere ai nuk është truproje”, është shprehur ai.

    Tutje, ai deklaroi se rrethohet nga miqtë dhe familjarët dhe nuk ka nevojë që dikush ta ruaj atë sepse pas vetes ka Zotin dhe se vetëm atij i frikësohet. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark